Prishtina mundet edhe në shtëpi, por këtë radhë largohet mes duartrokitjesh (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 22:11

Prishtina mundet edhe në shtëpi, por këtë radhë largohet mes duartrokitjesh (Video)

Skuadra e Prishtinës është mundur sot edhe në ndeshjen e kthimit nga Norrkoping. Por ndryshe nga ndeshja e parë, ku skuadra kosovare kapitulloi pa kushte përballë suedezëve, në takimin e dytë humbja ishte minimale dhe nëse sulmuesit e ekipit kosovar do të kishin qenë më të vëmendshëm, rezultati do të kishte qenë më ndryshe.

1_1499363370-2805518

Sfida u vendos në minutën e 71 nga goli i Anderson për miqtë, por Prishtina kishte krijuar disa raste të pastra shënimi të cilat nuk arriti t’i konkretizonte. Edhe pas golit, skuadra e drejtuar nga Thaçi bëri të pamundurën që të gjente barazimin, por pa sukses.

Megjithatë, në fund ajo mori duartrokitjet e publikut që vlerësoi këtë paraqitje të dytë të ekipit debutues në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"