Prezantohet Kondogbia: Interi, ëndërr për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2015 | 12:11

Prezantohet Kondogbia: Interi, ëndërr për mua

geoffrey-kondogbia-586216Ajo e djeshmja ishte “K-Day” për “pop ullin” zikaltër. Në orët e para të së hënës Interi zyrtarizoi transferimin e Xhefri Kondogbias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ndërsa vetë lojtari u mjaftua duke ripostuar këtë njoftim duke shtuar dy sfera me ngjyrat e klubit.

Vetëm një lojtar me fizikun e Kondogbias mund të hidhej dje në ambientet e hotel “ME Milan Il Duca” pas tërë asaj që kishte kaluar. Gjithçka nisi në orën 6 të mëngjesit kur 22-vjeçari u nis nga Monte Karlo për në Milano.

Rreth orës 11:00, pasi iu nënshtrua vizitave mjekësore, ai u largua nga spitali “Humanitas” i Roxansos me destinacion Institutin e Mjekësisë Sportive pranë KONI-t (për t’iu nënshtruar testeve rutinë). Më pas, rreth orës 14:00, 22- vjeçari vizitoi atelienë “Brooks Brother” (marka e veshjeve, partnere me Interin) për të marrë masat për veshjet. Prej aty Kondogbia u la takim tifozëve në hotelin “ME Milan Il Duca”. Prezantim si ultras Spektakli i vërtetë nisi pak minuta pas orës 17:00.

Në hotelin e lartpërmendur ishin grumbulluar rreth 500 tifozë të Interit, të cilët u ekzaltuan teksa vështruan Kondogbian duke “valëvitur” fanellën me numrin 7. Turma shpërtheu në brohoritje kur 22-vjeçari nisi të kërcente pas koreve: “Ai që s’kërcen, është kuqezi”. Prezantimi Pas festës me ultrasit, Kondogbia dha një prononcim të shkurtër për mikrofonat e “Inter Channel”.

“Fakti që jam pjesë e një skuadre si Interi është një ëndërr që bëhet realitet për mua. Tani jam pjesë e një skuadre të madhe dhe dëshiroj të qëndroj sa më shumë të jetë e mundur. Është një ëndërr që kthehet në realitet me të vërtetë. Do të jap maksimumin për këtë skuadër të madhe. Tifozët? E vura re menjëherë entuziazmin e tyre. Ky fakt është shumë i rëndësishëm për mua. Mançini? Kam biseduar me atë një javë më parë dhe fjalët e tij më bindën. Mendoj se askush nuk mund t’i thotë ‘jo’ një ekipi si Interi”, ishin fjalët e para të Kondogbias si interist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"