Presin Vijarealin në Madrid, Reali sulmon arbitrat: Po vjen makineria nga… federata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2021 | 15:34

Presin Vijarealin në Madrid, Reali sulmon arbitrat: Po vjen makineria nga… federata

Real Madrid TV ka qenë shumë i ashpër me arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen e fundit në kampionat kundër Vijarealit, e cila është vendimtare për titullin kampion. Hoze Luis Munuera Montero është i përzgjedhuri i federatës, i cili do të ketë ndihmën e De Burgos Bengoeça në sallën e VAR-it.

real madrid

Ndeshja e fundit që ka arbitruar andaluzi ka qenë fitorja 1-3 e Realit ndaj Elçes, por dueli i fundit që mbahet mend është në vitin 2019 kundër Sociedadit për një penallti të munguar ndaj Viniciusit. “Gjithçka ok, Hoze Luiz”, ishte faza e Melero Lopezit në VAR për Munuera Martinezin dhe Real Madrid TV ka dashur ta kujtojë sërish. “Karlos Velasko Karbajo ka vendosur makinerinë e tij për javën e fundit.

Hoze Luis Munuera Montero në fushë dhe Rikardo de Burgos Bengoeça në VAR… do të arbitrojnë ndeshjen Real Madrid-Vijareal me titullin e La Ligës në lojë”, nis kronika audiovizuale e publikuar në Real Madrid TV. Gjithashtu televizioni zyrtar i klubit madrilen gjithashtu tregon gjestin polemik të Munuera Monteros në humbje 0-3 të Realit ndaj Eibarit, i cili duket sikur “feston” bashkë me asistentët e VAR-it një gol të kundërshtarëve të Realit.

Në fakt, ai veprim u bë për të treguar se vendimi ishte i duhuri për të akorduar golin e Eibarit, por në Madrid interpretohet si gjesti i një arbitri kundërshtar. Shihet qartazi që ndeshja për Munuera Monteron nuk do të jetë një pasdite e qetë, pasi pretendimet dhe akuzat që ka marrë nga Reali janë shumë të forta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"