Premtimi i Bajramit: Japim maksimumin këto 3 muaj, golat vijnë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 21:35

Premtimi i Bajramit: Japim maksimumin këto 3 muaj, golat vijnë në Europian

Mesfushori Nedim Bajrami u shpreh se sot bënë një ndeshje të mirë por futbolli kështu e ka. Ndër të tjera ai premtoi se golat do të vijnë në Europian.

bandicam 2024-03-25 21-27-20-261

“Lojën e parë me Kilin e dinim që është një kundërshtar dhe pësuam dy gola që nuk duhet ti merrnim. Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, të gjithë çunat që kanë luajtur. Kështu është niveli i lartë, ata kanë bërë një kros dhe një gol, por dhe ne patëm rastet. Goditjet nga jashtë, kështu e ka futbolli duhet të ushtrohem më shumë dhe në Europian do të japim golat. Mund të luaj të dy rolat aty ka nevojë trajneri, më pëlqen të luaj më shumë si mesfushor ofensiv, por ska problem për mua, jam aty ku ka nevojë Silvinjo. Besoj kemi kohë për Europianin dhe duhet të japim maksimumin këto 3 muaj dhe besoj do të jemi të gjithë gati”, tha ai për Super Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"