Premio, ja sa do të marrin futbollistët e Realit pas fitimit të Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 14:00

Premio, ja sa do të marrin futbollistët e Realit pas fitimit të Championsit

Reali i Madridit, ose konkretisht futbollistët dhe stafi teknik, do të zgjohet edhe më të lumtur mëngjesin e sotëm, duke qenë se në llogaritë e tyre bankare me shumë zero, gjithsesi do të shtohet edhe një tjetër premio e majme, jo pak, por 600 mijë euro për secilin prej protagonistëve të këtij triumfi të radhës, siç kishte premtuar vetë presidenti Florentino Perez.

33523563_10151591653224953_7015927170774073344_o

Pa dyshim që ky nuk është një stimul i vogël, por ashtu siç i ka mësuar kreu i klubit lojtarët e tij, ndoshta përveç shpërblimit financiar mund të vijë edhe një dhuratë tjetër e personalizuar nga Perezi, si për shembull orët Roleks, që ata morën si premio dopio, pas suksesit në finalen me Juven.

merlin_138716301_7655ceb3-fb5e-4354-821a-bfad8d475786-master768

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"