Prej kohësh ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, ish-mesfushori i Tiranës injorohet sërish nga Kombëtarja shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2022 | 14:35

Prej kohësh ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, ish-mesfushori i Tiranës injorohet sërish nga Kombëtarja shqiptare

Ndërkohë që Kombëtarja shqiptare po përgatit listën për lojtarët që do të luajnë ndaj Arabisë Saudite në 26 tetor, një emër që është përfolur me kohë është ai i Enriko Papës.

ENRIKO PAPA 2

Mesfushori, i cili luan në Turqi me Rizesporin, nuk është thirrur asnjëherë nga Shqipëria edhe pse disa kohë shkëlqente në Rumani.

Gazeta mëson se edhe për këtë miqësore, drejt Papës nuk ka mbërritur asnjë ftesë nga Kombëtarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"