PRECEDENTI/ Një gol në minutën e 96 ndryshonte historinë, Partizani i hiqte titullin Teutës dhe ia jepte… Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 12:36

PRECEDENTI/ Një gol në minutën e 96 ndryshonte historinë, Partizani i hiqte titullin Teutës dhe ia jepte… Tiranës

Sot mund të duket një habi e madhe, por 27 vite më parë Partizani luante fort për Tiranën dhe “shembte” Teutën me një humbje 1-0 falë një goli të Skerdilaid Currit më 8 maj të vitit 1996.

TEUTA 1996

Ishte ndeshja e fundit e sezonit dhe luhej në një “Selman Stërmasi” plot e përplot të mbushur, ku vetëm nga Durrësi kishin ardhur mbi 10 mijë tifozë. Teutës në atë sfidë i duhej të fitonte për të ruajtur distancën me Tiranën, por ai gol i Currit në minutën e 96-të shkaktoi një nga dramat më të mëdha të durrsakëve, që kujtohet ende. Sot Teuta ka shansin të hakmerret, për t’i hequr Partizanit titullin nga duart, ndërkohë që sërish ajo që do të përfitonte do të ishte Tirana. Janë sërish këto tri klube, në një situatë thuajse krejtësisht të ndryshme, 27 vite më pas, me aktorë tërësisht të rinj.

Këtë herë ky skenar duket të jetë i vështirë të realizohet, por futbolli prandaj është i bukur, sepse ka ditur të prodhojë momente, që mbahen mend e kujtohen për dekada të tëra. Gjithsesi, thuajse të gjithë ata që janë në fushë, këtë histori e kanë thjesht një tregim nga e shkuara.

8 MAJ 1996 – JAVA 34  (E FUNDIT)

PARTIZANI – TEUTA 1-0
GOLI: S.Curri 90+6′

PARTIZANI: Beqaj, Tole, Gjoni, Ymeri(Ndoci 73′), Tafaj, Milori (Nikolla 79′),Curri, Zhega, Jupi, Zajmi, Bogdani;
Trajner: Sulejman Starova;

TEUTA: Kapllani, Xhai, Abazi,Furxhiu, Alliu, Qëndro, Vila (Koka46′), Dashi (Mehmeti 46′), Dobi,Koça, Begeja;
Trajner: Bashkim Koka;

GJYQTARË: Naim Allaj, I.Kuriu,B.Kashami (Kavajë);

STADIUMI: “Selman Stërmasi”
SPEKTATORË: 13.000

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"