Postimi/ Shihet si zëvendësuesi i Alban Hoxhës, prurja në portë e Partizanit përshëndetet me Turbinën: Ishte nder të luaja për ju!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 14:08

Postimi/ Shihet si zëvendësuesi i Alban Hoxhës, prurja në portë e Partizanit përshëndetet me Turbinën: Ishte nder të luaja për ju!

Blerja e Partizanit, portieri Vokli Laroshi ka zyrtarizuar largimin nga Turbina pas një aventure 2-vjeçare.

laro

19-vjeçari shihet si zëvendësuesi i Alban Hoxhës te ‘’demat e kuq’’ duke bërë një hap të madh në karrierë. Laroshi ishte dhe kapiten i Turbinës teksa në statusin e tij ka falënderuar klubin dhe drejtuesit për vitet e kaluara tek ekipi cërrikas.

Postimi i Vokli Laroshit

Të luaja për qytetin tim ka qenë një ëndërr që në fëmijërinë time! Të nisja karrieren time profesionale dhe të isha kapiten i Turbinës ishte një arritje dhe një vlerësim shumë i madh.

Pas dy sezonesh të mrekullueshme doja t’iu njoftoja se rrugëtimit tim tek Turbina i erdhi fundi.

I jam mirënjohës dhe falenderoj presidentin e klubit, Gentjan Gjoka, kryetarin e bashkisë, Andis Salla, të gjithë trajnerët me të cilët pata fatin të punoj, veçanërisht trajnerin e portierëve, Bledar Malaj për mbështetjen dhe përkrahjen e përhershme! Po ashtu, falenderoj të gjithë punonjësit, nga shefi i klubit deri tek punëtorët e fushës për të gjithë punën e palodhur.

Nuk mund të lë pa përmendur as shokët e ekipit, të cilet u kthyen në familjen time të dytë përgjatë këtyre dy viteve. Në fund por edhe më të rëndësishmit, faleminderit të gjithë ju, tifozëve e përkrahësve që më keni mbeshtetur.

Faleminderit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"