“Po punojmë për të ndalur Egnatian dhe Duamenën”, Preka: Partizani është klubi më i madh në Shqipëri, nuk i trembet asnjë ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 18:18

“Po punojmë për të ndalur Egnatian dhe Duamenën”, Preka: Partizani është klubi më i madh në Shqipëri, nuk i trembet asnjë ekipi

Partizani do të udhëtojë drejt Rrogozhinës të hënën, teksa do të përballet me Egnatian në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi i të kuqve Marçelino Preka ka dalë në një konferencë për mediat.preka

“Tre pikët që morëm ndaj Teutës mjaft të vlefshme për kampionatin. Ishte një ndeshje e vështirë, terreni mjaft i vështirë, ne bëmë lojën tonë, atë që ka thënë trajneri dhe morëm 3 pikë. Është një ndeshje mjaft e fortë dhe e vështirë me Egnatian, ne po stërvitemi që ta ndalojmë, do të zbatojmë detyrat që do të na japë trajneri dhe nuk i trembemi asnjë ekipi. I kemi analizuar kundërshtarët dhe po punojmë që ti ndalim. Kisha një dëmtim që zgjati shumë, por drejtuesit dhe ekipi më kanë ndenjur shumë afër dhe pothuajse tani jam gati dhe do të jap maksimumin. Ne s’kemi presion nga asnjë ekip. Jam gati për çdo sfidë. Partizani është klubi më i madh në Shqipëri, kemi tifozët që na dyfish më të fortë. Ne po punojmë të ndalim Egnatian dhe Duamenën. Unë mendoj për Egnatian dhe jo për derbin”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"