“Po më shkatërron dasmën”, nusja ankohet për Interin në finalen e Champions: Është skuadra e burrit tim të ardhshëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 17:59

“Po më shkatërron dasmën”, nusja ankohet për Interin në finalen e Champions: Është skuadra e burrit tim të ardhshëm…

Interi ia ka dalë të rikthehet në finalen e Ligës së Kampioneve dhe padyshim që tifozët zikaltër janë të entuziazmuar për këtë arritje. Që tani, shumë kanë filluar të rezervojnë lokalet apo të organizohen se ku do të shohin ndeshjen e datës 10 qershor ndaj Mançester Sitit. Por me sa duket jo të gjithë janë shumë të lumtur për këtë situatë.

inter asllani

Në rrjetet sociale në Itali është shpërndarë me shpejtësi shpërthimi publik i një vajze të cilën finalja e Ligës së Kampioneve po i shkatërron ditën më të lumtur të jetës, atë të dasmës. Vajza në fjalë, ka shkruar në një faqe që u kushtohet nuseve të reja, apo atyre në pritje të dasmës, situatën që po kalon në këto ditë.

“Përshëndetje të gjithave! Unë martohem më datë 10 qershor 2023 dhe për ironi të fatit, në atë ditë është edhe finalja e Ligës së Kampioneve… dhe për më tepër, me më shumë ironi të fatit, në finale është Interi, skuadra e burrit tim të ardhshëm….

Ai thotë që nuk i intereson që të shohë ndeshjen atë ditë, por insiston që të vendoset një TV në sallë për miqtë e tjerë, duke thënë se do të duket keq nëse nuk e vendos.

Sinqerisht, sipas meje një figurë të keqe e bën kush në një dasmë, për më tepër të të birit, nipit apo mikut, largohet që të shohë ndeshjen në vend që të festojë. A jam unë ajo e çuditshmja? Çfarë mendoni?, shkruante nusja e cila duket se ka parashikuar që nata e saj e paharrueshme do të mbushet më shumë nga kore ultrasish se sa urime për çiftin…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"