“Po kaloja një formë të mirë para pezullimit të futbollit”, talenti i Laçit: Ja e vërteta për zërat nga Turqia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 17:03

“Po kaloja një formë të mirë para pezullimit të futbollit”, talenti i Laçit: Ja e vërteta për zërat nga Turqia

Redon Xhixha është një nga lojtarët më të talentuar në Kategorinë Superiore, teksa ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera me Laçin.Xhixha Laci

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se për sulmuesin ka pasur interesime nga Turqia, për të cilat ai në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se nuk ka pasur kontakte personalisht.

“Kjo ndalesë nuk më ka bërë keq vetëm mua, por të gjithë futbollistëve. Isha në një formë të mirë dhe po shënoja gola, por virusi na ndaloi.

Pezullim përfundimtar dhe Laçi në Europë? Mirë do ishte, por ne të gjithë duam ta meritojmë atë në fushë. Të luash te Laçi unë kam një plus, sepse jam nga ky vend. Njerëzit më duan të gjithë dhe ndihem mirë. Laçi nuk ka objektiva të mëdha, thjesht objektiv është ndeshja e radhës.

Oferta nga Turqia? Ndoshta dy klubet mund të kenë bisedime mes tyre. Unë nuk kam pasur kontakte, ashtu si të gjithë unë e kam marrë vesh lajmin në lajme.xhixha

Kur të fillojmë stërvitjen, duhet të kemi dy javë stërvitje që ta marrim veten. Të rrish dy muaj pa stërvitje, do jetë një lodhje e madhe kur të nisë kampionati.

Si çdo futbollist, edhe unë kam dëshirë që të luaj jashtë në një kampionat më të madh. Kur të vijnë ofertat do ulem të bisedoj me klubin, pasi kam respekt që më dhanë mundësinë të luaj me këtë ekip. Gjithmonë i festoj golat si sulmuesit që janë më shumë në formë.”, u shpreh Xhixha për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"