Plotësoi 900 ndeshje si trajner, statistikat e Pep Guardiolës janë marramendëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 23:33

Plotësoi 900 ndeshje si trajner, statistikat e Pep Guardiolës janë marramendëse

Ndeshja e fituar sot nga Mançester Siti me shifrat 3-1 ndaj Kopenhagës, ishte e 900-a në karrierën e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll është ndër ata të cilët kanë qëndruar më gjatë në stol në dy dekadat e fundit në futbollin europian dhe gjithmonë në ekipe fituese në karrierën në pankinë që e nisi në vitin 2007.

guardiola

Ndaj edhe statistikat e tij janë marramendëse. Guardiola ka regjistruar 42 ndeshje me Barcelonën B, 247 me ekipin e parë të Barcelonës, 161 me Bajern Mynih dhe 450 me Mançester Sititn, që është etapa më e gjatë e karrierës së trajnerit spanjoll.

Në këto ndeshje, ai ka regjistruar një total prej 655 fitoresh, 138 barazimesh dhe vetëm 107 humbjesh, gjë që e bën atë padyshim një prej trajnerëve më rezultativë në historinë e futbollit, Në këto sfida, ekipet e tij kanë shënuar një total prej 2220 golash, me 705 gola të pësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"