Plas te Partizani, klubi lë jashtë Europës Edgar Çanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 0:36

Plas te Partizani, klubi lë jashtë Europës Edgar Çanin

Partizani ka depozituar mbrëmë listën paraprake të federimeve në UEFA për dy ndeshjet e turit të parë kualifikues të Ligës së Europës me Mariborin.

cani

“Panorama Sport” ka siguruar mbrëmë listën e lojtarëve që janë dërguar për federim në UEFA. Lista ka pasur brenda edhe surpriza, por më e bujshmja është mosgrumbullimi i Edgar Çanit për dy ndeshjet e Ligës së Europës.

Iuliano dhe Cani

Pa dyshim kjo përbën një krisje të madhe në kampin e kuq në prag të prezantimit në kompeticionet europiane. Sinjalet e asaj që ka ndodhur mbrëmë janë dhënë para disa ditësh, pasi ish-sulmuesi i Kombëtares nuk u përfshi te formacioni i parë që luajti në miqësoren ndaj Makedonja Gj. P.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"