Pioli shkartis Milanin, trajneri e provon me tre sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 21:48

Pioli shkartis Milanin, trajneri e provon me tre sulmues

Sot do të jetë prova gjenerale e Milanit për ndeshjen me Leçen, megjithatë eksperimentet brenda qendrës stërvitore kuqezi nuk kanë munguar gjatë gjithë javës.

piontek rebic

Stefano Pioli ka provuar dje skemën 4-3-3, por më shumë sesa formacion fillestar, moduli është një variant për më shumë peshë në vijën e parë, duke qenë se përballë një kundërshtari modest “Djalli” do të duhet të sulmojë. Tekniku 54-vjeçar (i mbush nesër) nuk i ka zgjidhur ende dilemat për 11-shen. Me siguri prapavija nuk do të preket, me përjashtim të Kontit (s’luan titullar që prej derbit ndaj Interit) që do të përfshihet për shkak të skualifikimit të Kalabrias që doli me të kuq ndaj Xhenoas.

Romanjoli i gjallëruar pas golit me Italinë dhe Muzakio do të përbëjnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, ndërsa në të majtë Herndandez duket fitimtar i balotazhit me Rodrigezin. Zvicerani, edhe pse më i freskët, vështirë se do të mund të luajë si titullar. Me Zvicrën në dy eliminatoret e fundit i luajti të plota 180 minutat, por më shumë se paraqitja, ai la shenjë për një karton të verdhë dhe një penallti të humbur ndaj Irlandës.

MES E SIPËR – Teksa mesfusha do të jetë ajo që luajti në Xhenova, me Bilian, Kesin dhe Çalhanoglunë, ai që do të ulet në stol do të jetë Paketa. Ky i fundit është më i freskët, por turku po kalon një moment të mirë pas dy fitoreve me fanellën e Turqisë.

Capture

Sulmi është problemi tjetër i Piolit. Bollëku nuk i mungon, por asnjë nga sulmuesit nuk i jep garanci, ndaj më shumë sesa siguri, trajneri do të vendosë një bast për titullarët ndaj Leçes. Leao e Suso pritet të luajnë nga minuta e parë, ndërsa një mes Rebiçit e Piontekut do të duhet të ngrohë stolin.

Kroati ka mbështetjen e të gjithëve në klub, por nuk përjashtohet që Pioli të zgjedhë Piontekun, tek i cili varen edhe shumë nga shpresat e Milanit për gola, pavarësisht se polaku nuk po arrin të zhbllokohet. Në anën e numrit 9 kuqezi është fati, sepse pikërisht ndaj Leçes, sulmuesi gjeti golat e parë “italianë”. Plot 4 në 36 minuta, edhe pse ishte një ndeshje e Kupës së Italisë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"