PINGPONG/ Liga Shqipëri-Kosovë, Teuta dominon me vajzat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 17:22

PINGPONG/ Liga Shqipëri-Kosovë, Teuta dominon me vajzat

Vitet e fundit Shqipëria dhe Kosova kanë arritur që t’i rrëzojnë kufijtë, duke organizuar evente të ndryshme të përbashkëta sportive.Collage Maker-02-May-2023-05-16-PM-2921

Pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë edhe kompeticionet e pingpongut, me federatat respektive që së fundmi kanë zhvilluar ligën e përbashkët. Më 29 dhe 30 prill në Vlorë është mbajtur organizimi i sezonit pranveror të edicionit 2022-‘23 i ligës së përbashkët Kosovë Shqipëri në pingpong. Një aktivitet me pjesëmarrjen e 4 klubeve më të mira për meshkuj dhe femra të Kosovës dhe Shqipërisë.

Një kompeticion që dhuroi ndeshje mjaft të bukura dhe me rivalitet të lartë mes pingpongistëve më të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës. Teuta nën drejtimin e Mjeshtrit të Madh të Sportit, Musa Tërniqi, u shpall për herë të tretë ekipi Kampion i Ligës së Përbashkët Shqipëri-Kosovë sezoni 2022-2023 në radhët e femrave. Vajzat Durrsake Samanda Agolli Liridona Rexhaj dhe Emirjeta Isufi, triumfuan në finale kundër ekipit të Dritës.

Fitorja e Kampiones Kombëtare Samanda Agolli ndaj sportistes kosovare Alma Mehmeti me rezultatin 3-1, (11- 6,11-3, 9-11, 11-7), shpalli Teutën kampione për femra. Ndërkohë në radhët e meshkujve vendi i parë i takoi skuadrës Lidhja e Prizrenit. Gjatë zhvillimit të Ligës së Përbashkët u zhvillua gjithashtu edhe një mbledhje pune e përbashkët mes drejtuesve të të dyja federatave.

JCBMNB

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"