Pike: Kryeministri ka aq nivel sa nuk di as të flasë anglisht, largohem nga kombëtarja nëse s’më duan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 22:07

Pike: Kryeministri ka aq nivel sa nuk di as të flasë anglisht, largohem nga kombëtarja nëse s’më duan

Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike, ka folur për mediat pas ndeshjes së sotme ndaj Las Palmasit, e cila u luajt në një stadium me dyer të mbyllura si pasojë e referendumit për pavarësinë e Katalunjës, i cili shkaktoi dhe përplasje të dhunshme mes policisë dhe popullit që donte të merrte pjesë në votime. Ai ka thënë se mund të largohet nga kombëtarja spanjolle nëse nuk do e duan më pjesë të saj si pasojë e ndarjeve etnike.

pike

“Mendoj se do të shkoj në kombëtare sepse ka shumë njerëz që janë kundër asaj që ndodhi sot. Gjithashtu them se nëse trajneri apo ndonjë drejtues i Federatës mendojnë që jam një problem apo shqetësoj kombëtaren, atëherë nuk e kam problem të largohem. Në kombëtare shkohet për të luajtur futboll dhe për të fituar, jo për të treguar patriotizëm. Më vjen keq për veprimet e qeverisë me policinë sot, por kryeministri ka atë nivel që ka, nuk di as të flasë anglisht”, u shpreh Pike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"