Pikantet e Vllaznia-Erzeni/ Mala acarohet për një anësore, tension me Mihanën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 11:34

Pikantet e Vllaznia-Erzeni/ Mala acarohet për një anësore, tension me Mihanën

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Erzenit pati disa momente të veçanta, që i sjell “Panorama Sport”. – Shumë pak tifozë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”.

xhaferri xhons

– Para fillimit të ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi i ka dhuruar fanellën me numër 250, aq sa ndeshja ka zhvilluar me Vllazninë mesfushori shkodran, Ardit Krymi.

– Atmosferë shumë entuziaste në të dy kampet pas shënimit të golave te të dyja pankinat.

– Në pushimin e ndeshjes, presidenti Alban Xhaferi ka nderuar boksierin 5 herë kampion bote, Roy Xhons Junior, dhe organizatorin e “Fists Of Fire”, ish-boksierin shkodran Mondi Ndou. Ata zbritën në tapetin e stadiumit “Loro Boriëi” bashkë me presidentin e Federatës ËBE, Kris Rosen.

– Malaj proteston ashpër tek arbitri i katër pas një rivënieje anësore të padhënë.

– Në një moment gjatë pjesës së dytë pati një acarim mes lojtarëve të Vllaznisë me Redon Mihanën e Erzenit në gjysmëfushën shkodrane. Aty erdhi edhe kapiteni Bekim Balaj për t’i dhënë një të shtyrë sulmuesit të shijakasve.

– Deliallisi kërkon nga të tijtë që të vonojnë lojën. Në minutën e 82-të ai i kërkon një mbrojtësi të shtrihet brenda zonës. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe gjatë minutave në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"