Pikantet e Teuta-Partizani/ Martini plot nerva, tifozët nuk vijnë prej… “El Clasico”-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 14:10

Pikantet e Teuta-Partizani/ Martini plot nerva, tifozët nuk vijnë prej… “El Clasico”-s

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Teuta-Partizani.

ggg

* Pak minuta para nisjes së ndeshjes, në njërën nga portat zbulohet një e çarë në pjesën e rrjetës. Me ndihmën e një karrigeje, punëtorët e fushës e korrigjojnë dhe zgjidhin gjithçka.

* Prej faktit që në letër Teuta është pritëse e kësaj ndeshjeje, në stadiumin e kuq nuk vendoset asnjë këngë dedikuar Partizanit.

* Në pjesën e parë, kur Zekolli u kap në një moment i pavendosur, Abilaliaj nuk ia kurseu një të bërtitur.

* Dhjetëra fëmijë, por edhe të rritur, të cilët nuk e kishin mundësinë për të blere një biletë, e shohin sfidën pas rrethimit, në një hapësirë ku duket mjaft qartë ajo çka ndodh në terrenin e blertë.

* Jo më shumë se 700 tifozë ishin të pranishëm në ndeshjen e djeshme. Një prani tejet e ulët, edhe pse luhej në ditë pushimi dhe në një orar relativisht të përshtatshëm. Duhet të themi se në atë orë luhej edhe Barcelona-Real Madrid dhe kjo ishte edhe një nga arsyet përse kishte aq pak spektatorë.

* Në minutën e 58-të Ferataj akordon një goditje dënimi për Partizanin. Rrapaj merr topin për ta rivënë në lojë, por Ferataj i thotë që të tërhiqet më pas. “Jo po të dal jashtë fushë”, dëgjohet t’i përgjigjet mesfushori, që e shoqëron edhe me gjeste.

* Martini herë pas here duket i inatosur me të tijtë. Pas një kundërsulmi të shpërdoruar ai dëgjohet të thotë: “Po hidhe mor burr’ pasin, hidhe atje”. Më pas thërret direkt për zëvendësim: “O Peposh, hajde”, duke nxjerrë nga loja Filin. Në një moment tjetër, kur Gjinollari mbeti i dëmtuar, Martini dëgjohet: “Çohu Gjino, shtrëngohu edhe pak”.

* Emiljano Vila luajti dje minutat e para të këtij sezoni me fanellën e Partizanit, ku u rikthye pas një aventure të suksesshme pikërisht te Teuta. Fati e deshi që këtë “debutim” me fanellën e kuqe ta bënte ndaj ekipit, ku në sezonet e fundit fitoi të tre trofetë, Kupën, Superkupën dhe titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"