Pikante Teuta-Tirana/ Jonuzit i del shpatulla, Haxhiu bëhet për “meme”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 22:01

Pikante Teuta-Tirana/ Jonuzit i del shpatulla, Haxhiu bëhet për “meme”

President i Teutës, Edmond Hasanbelli e ndoqi ndeshjen në tribunën VIP, nën shoqërinë e presidentit të Tiranës Refik Halili dhe trajnerit të Shpresave, Alban Bushi.

MixCollage-20-Jan-2024-10-03-PM-4483

-Gjatë kohës që ekipet po kryenin nxehjen para ndeshjes, Martini me Hodon qëndruan gjatë gjithë kohës bashkë, duke i kryer seriozitet ekipit.

-Ekipi i Teutës, mbërrit në “Niko Dovana” rreth orës 15:00, ku pasi lojtarët panë gjendjen e fushës, shkuan menjëherë brenda për analizën e prag ndeshjes.

-Vetëm 10 ditë në gjirin e Teutës dhe për Llocin është debutim ëndrrash shënon dy gola dhe feston si i “çmendur”.

-Prani e kënaqshme e tifozërisë në stadium, ku nuk munguan as dy tifo grupet “Djemtë e Detit” dhe “Tirona Fantatics”.

-Në përfundim të ndeshjes ka festë te Teuta, ndërsa te Tirana, akoma nuk i besojnë syve ku dëgjohet: “Si e hëngrëm atë gol ashtu merr burrë!”

-Tepër i revoltuar Ahmataj: “”Ej, ej po ca është ky karton more!”, dëgjohet nga pankina. “Luaje poshtë shpejt o Dulle mos e vono”, dëgjohet nga stoli Tiranës për portierin bardheblu.

-Para startit të sfidës, futbollistë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.

-Trajneri Martini në pjesën e parë i kërkon Faust të jetë më i përfshirë në lojë, të mos qëndrojë statik në një pjesë të fushës.

-Të dy teknikët kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohës, duke dhënë udhëzimet për lojtarët e tyre.

-“Sulmoji o Daci, sulmoji, shkoi afër mos e lërë ta luaj topin aty”, thërriste Martini nga pankina.

-Në minutën e 33-të Rimal Haxhiu merr topin në kundërsulm dhe pasi kalon dy kundërshtarë shfaqet i vetëm para portës, mposht Demën dhe nis të festojë. Por sfera kthehet nga shtylla dhe ai shpërdoron mundësinë për të shënuar golin e dytë të skuadrës së tij pasi nuk ndoqi aksionin. E pabesueshme. Fatkeqësisht, Haxhiu e ka kapur një vend te humori sportiv dhe rasti i tij do të bëhet viral në internet.

-Fjoart Jonuzi lë fushën e lojës pasi ka nxjerrë shpatullën. Mjekët e Tiranës tentojnë t’i vënë në vend në fushë, por nuk ia dalin. E fusin te dhomat e zhveshjeve, i japin qetësues dhe më pas i çojnë shpatullën në vend.

-Protesta në dhomat e zhveshjeve të “Niko Dovanës”. Drejtuesit bardheblu e kanë me gjyqtarët. Ata kanë polemizuar me arbitrat, por edhe zyrtarët e takimit për golin e dytë të shënuar nga Lloci. Ahmataj ka protestuar duke thënë që goli i Teutës nuk është i rregullt, pasi është prekje e topit me dorë.

ZAMIR QYPI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"