Pikante nga takimi Tirana – Skënderbeu/ Najdovski lë shiritin e kapitenit, 4 gola në shtëpi pas 11 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2024 | 18:54

Pikante nga takimi Tirana – Skënderbeu/ Najdovski lë shiritin e kapitenit, 4 gola në shtëpi pas 11 vitesh

Ndeshja mes Tiranës dhe Skënderbeut u luajt në “Air Albania”. Nuk kishte si të mos mungonin shashkat dhe sendet e forta. Tirana në emergjencë lojtarësh. Katër futbollistë dhe një portier bënin pjesë në protokollin e ndeshjes. Selmani është i dëmtuar, Doka dhe Jonuzi të pezulluar, ndërsa Qefalija është lojtari i radhës që largohet nga ekipi.

TI

-Të rinjtë e skuadrës kishin luajtur me 19-vjeçarët 24 orë më parë. Alia i Skënderbeut kthehet sërish bjond. Lojtari ka lyer flokët për këtë ndeshje. Në skuadër by bjondë, pasi edhe Liço ishte bjond.

-Tifozët batuta me portierët e Tiranës gjatë nxemjes, ngacmojnë Abdullahun, i cili është i përqendruar në punën e tij.

-Jo më shumë 1600 tifozë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme mes Tiranës e Skënderbeut. Numër i ulët që nuk nxjerr as koston e stadiumit.

-Plan i ndryshuar, tani është Erjon Hoxhallari kapiten i skuadrës në vend të Najdovskit. Ky i fundit mësohet se ka hequr dorë. Edhe pas daljes me karton të kuq të Hoxhallarit, kapiten u gradua Abazaj.

-Pas golit, Shaqe shkon të festojë te kamera e transmetimit televiziv. Ajo ishte ngjitur me tifozët e Tiranës që e marrin si provokim veprimin e lojtarit korçar dhe hedhin çdo send të mundshëm në drejtim të lojtarëve korçarë.

-Sherr mes tifozëve të Tiranës në stadium. Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. -Alia protestë për kartonin e verdhë që mori në ndeshje. Gardiani shkoi të sqarohej në fund të ndeshjes me gjyqtarin Ferataj.

-Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Skënderbeut, Ardian Takaj e ndoqën bashkë ndeshjen në “Air Albania”. Bosi i bardhebluve u largua menjëherë nga stadiumi sapo u mbyll takimi.

-Pas shënimit të golit, Patrik ia dedikoi golin gruas në stadium dhe fëmijës që pret të vijë në jetë. Patriku nuk shënonte prej një viti në Superiore. Për herë të fundit pati shënuar në 21 janar 2023 një tripletë.

-Tirana nuk pësonte 4 gola në shtëpinë e vet prej 11 vitesh. Humbja e fundit e Tiranës me katër gola ose më shumë shënohet në 16 mars 2013. Asokohe mundej 3-6 nga flamirtari. Edhe pse ishte në avantazh 3-1, Muzaka e Memelli me shokë e përmbysën sfidën që luhej në “Selman Stërmasi”.

-Skuadra humb 12 mijë eurot premio që kishte dhënë presidenca. Ekipi nuk ia doli që të merrte të paktën 7 pikë në tri ndeshje.

-Në momentin e ndërrimit të Jurit, lojtari ndëshkohet me të verdhë. Stoli i Skënderbeut kërkon të ndërrojë lojtarin për ta zëvendësuar, ndërsa gjyqtari fton Jurin të dalë jashtë fushe. Futbollisti refuzon dhe në këto kushte ndëshkohet me kartelë të verdhë.

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"