Pikante nga Dinamo – Kukësi/ Edhe pse të pakët në numër, tifozët i bëjnë “gjyq” Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 14:13

Pikante nga Dinamo – Kukësi/ Edhe pse të pakët në numër, tifozët i bëjnë “gjyq” Kukësit

Pak tifozë dhe në fund “gjyq” kundër Kukësit. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Durrës. * Presidenti i Dinamos, Ardian Baradhi, përpara se ekipi të futej në dhomat e zhveshjes, zbret në fushë dhe karikon të tijtë.

DINAMO KUKESI

* Në tribunën qendrore të stadiumit ra në sy prania e ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati dhe mesfushorit të Partizanit, Gjelbrim Taipi, që mesa duket nuk e harron dot ishekipin, Kukësin.

* Lorenco Vila drejtohet me gisht nga tribuna qendrore pas golit, duke ia dedikuar familjarëve, që ishin të pranishëm.

* Pas golit të dytë të Dinamos, trajneri i Kukësit, Stavri Nica, shpërtheu kundër të tijëve, e më pas u ul në stol.

* Pas ndeshjes, lojtarët e Kukësit, për rreth 15 minuta, bisedojnë me ultrasit, ndërsa u kërkojnë falje për këtë situatë ku ndodhet ekipi. Nuk munguan as fyerjet në distancë për stafit teknik nga tifozët.

ZAMIR QYPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"