PIKANTE| Laçi-Bylis/ Gjoni thyen krahun dhe përfundon në spital, Starova-arbitrit: Bjeri atij bilbili!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 22:49

PIKANTE| Laçi-Bylis/ Gjoni thyen krahun dhe përfundon në spital, Starova-arbitrit: Bjeri atij bilbili!

Mbaron në mënyrën më të keqe rekordi i Engletin Gjonit, kapitenit të Laçit. Në takimin e 57-të radhazi që nga viti 2018, Gjoni dëmtohet në krah. Lojtari në minutën e 70-të në një dyluftim thyen krahun dhe del me barelë. Futbollisti, transportohet me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Mësohet se do të qëndrojë të paktën dy muaj jashtë fushave të lojës.

laci bylis

Tribuna VIP kishte disa personazhe VIP, që nga Bes Kallaku e deri te ish-trajneri Besnik Prenga, Bledar Devolli, apo edhe Samuel Nikaj.

Goxhaj ankohet tek anësori për fyerjet e shumta në stadium: “Ndaloje mor ndeshjen, ca janë këto që shajnë”.

Shehu mbetet i shtrirë, acarohet Starova që i drejtohet gjyqtarit: “Bjeri atij bilbili”.

Një tifoz nga tribuna flet serbisht, ndërsa Dovedan buzëqesh nga pankina.

Dëmtimi i kapitenit Gjoni çakordon lojtarët. Barrelistët hedhin shiritin, askush s’e merr, derisa tifozët i thirrin Domgjonit dhe ky i fundit e kalon te zëvendëskapiteni Lushkja.

U ndëshkua me të kuqe dhe pasi doli nga fusha, Bicaj kërkon llogari tek i katërti.

Ujka acaron Dovedanin, i cili në disa raste i kërkon të qëndrojë 5 metra larg sulmuesit, mirëpo ky i fundit nuk arrin që ta dëgjojë. Kjo acaron së tepërmi trajnerin, saqë në dy raste kalon edhe vijën dhe futet në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"