Pikante dhe statistika/ Partizan shumëkombësh, ja sa lojtarë ka aktivizuar Lerda ne 12 javët e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 14:21

Pikante dhe statistika/ Partizan shumëkombësh, ja sa lojtarë ka aktivizuar Lerda ne 12 javët e para

-Partizan shumëkombësh. Janë jo pak, por 9 pasaporta te “demat”. Dhe gjithçka nis me italianin Franko Lerda në stol, për të kaluar në fushë te futbollistët. Veç lojtarëve me pasaporta shqiptare, kosovare, e maqedonase ka edhe brazilianë, nigerianë, rumunë, venezuelianë, xhamajkanë dhe ganezë. 

partizanii

– Alban Hoxha dhe Egzon Belica janë “kampionët” e të kuqve. Asnjë sekondë të humbur në 12 javë. Edhe pse të gjitha ndeshjet i kanë luajtur edhe Lorenc Trashi me Esat Malën, portieri dhe mbrojtësi numërojnë 1080 minuta në fushë.

– Janë 20 lojtarë që kanë marrë minuta te të kuqtë, ndërsa 10 të tjerë janë në pritje të shansit të tyre.

– Brajan Braun nuk i përballon dot ndeshjet deri në fund. Këtë e thonë shifrat, pasi 6 herë i është dashur të dalë nga fusha.

– Jasir Asani dhe Jurgen Bardhi janë “mbretërit” e aktivizimit nga stoli, pasi 5 raste u është dashur ta nisin lojën si zëvendësues.

– Jozef Ekuban “ngroh” stolin. Në 10 ndeshje i është dashur që të rrijë si spektator në pankinë, ndërsa në total ka luajtur vetëm 33 minuta. Brajan Braun, Esin Hakaj e Eneid Kodra e konkurrojnë denjësisht, pasi kanë 9 përballje.

– Partizani nuk e ka një “bomber” të mirëfilltë dhe Erald Çinari mbetet shënuesi më i mirë me 3 gola. Në total e kanë gjetur 15 herë rrjetën dhe golat shpërndahen mes 7 lojtarëve.

Partizani555

– Janë 13 lojtarë që e kanë provuar të verdhin nga 20 që janë aktivizuar te Partizani në 12 javë. Nuk janë aspak “fair”, pasi në total janë ndëshkuar me 24 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq. Një pas dy të verdhëve i takon Romeros, ndërsa dy të tjerë i ka Solomon.

– Nëse ndeshjet do të luheshin vetëm 45 minuta, Partizani do të ishte i dyti në renditje. Pas 12 javësh, pjesët e para të ndeshjeve i kanë mbyllur me vetëm 4 fitore, pra 2 më pak, 7 barazime dhe 1 humbje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"