Pësoi dëmtim horror, mësohet gjendja shëndetësore e Klevi Qefalijas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2022 | 14:39

Pësoi dëmtim horror, mësohet gjendja shëndetësore e Klevi Qefalijas

Klevi Qefalija falë Zotit është mirë. Pas një 24-orëshi të trazuar, futbollisti i Tiranës nuk është më në reanimacion, por në pavijon.

qefalija

Lojtari është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës. Lojtari është mirë. Reagon dhe i njeh të gjithë.

Ka kujtesë dhe gjithçka shkon shumë mirë.

Jo vetëm kaq, por lojtari, veç mjekëve të skuadrës dhe pavijonit, ka komunikuar disa herë edhe me trajnerin Orges Shehi.

Lehtësim për të gjithë, sepse tani Qefalija ka kënaqur të gjithë.

Edhe lojtarët, pas lajmit të mirë dje, ishin më të relaksuar në stërvitje.

NGJARJA – Minuta e 33-të e ndeshjes mes Egnatias dhe Tiranës në stadiumin e Rrogozhinës ka sjellë një episod mjaft të rëndë, që ka shkaktuar panik në fushën e lojës.

Pas një përplasjeje mes Hamzat të vendësve dhe Qefalijës së Tiranës, ky i fundit mbeti i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Në fakt, lojtari i Egnatias e ka goditur me bërryl.

Shokët e skuadrës shkuan ta ndihmonin dhe u pa menjëherë se situata ishte serioze.

Lojtarët e të dyja skuadrave bënë shenjë nga ambulanca, pasi lojtari ishte i gjakosur dhe një pjesë e futbollistëve ishin të parët që ndihmuan për të nxjerrë barelën nga makina, e cila u afrua me shpejtësi.

Për disa çaste kishte ankth dhe një situatë shumë të rënduar, pasi lojtarët e Tiranës, sidomos disa prej atyre që kishin qenë pranë lojtarit pas përplasjes, ishin të tronditur dhe të përlotur.

Përgjoni, Xhixha e Bekaj, por edhe të tjerët nuk i mbajtën dot lotët, dukshëm të shqetësuar për shokun e skuadrës, i cili u largua me ambulancë drejt spitalit.

Më pas, delegati i FSHF-së hyri në fushën e lojës për të marrë vendimin nëse ndeshja do të rifillonte, pasi situata ishte shumë e rënduar dhe sidomos lojtarët bardheblu nuk donin të rifillonin sfidën pa marrë lajme nga shoku i tyre.

Pas rreth 10 minutash, erdhi lajmi nga spitali se Qefalija ishte përmendur dhe kjo iu komunikua futbollistëve nga drejtuesit e Tiranës, me lojtarët që pranuan të ktheheshin përsëri në fushë për të vazhduar ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO/ Panik dhe lot, dëmtimi i rëndë i të riut Qefalija solli ndërprerjen e Egnatia-Tirana

Ngjarja e frikshme me Qefalijan, Tirana tregon situatën shëndetësore të lojtarit: Do të mbahet nën mbikëqyrje

NGJARJA E PLOTË/ Dëmtimi horror i Qefalisë, si mesfushori i Tiranës shmangu operacionin (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"