Pesë gola në tri derbe, Denison shënuesi më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 14:01

Pesë gola në tri derbe, Denison shënuesi më i mirë

Në tri ndeshjet e deritanishme me Tiranën, Dinamo ka arritur të shënojë 5 gola, por ka marrë vetëm një pikë në barazimin 1-1 të fazës së dytë. Në dy derbit e tjerë ndaj bardhebluve, skuadra blu ka shënuar nga 2 gola, por në fund ka humbur.

denison

Denison është ai që ka shënuar 2 herë kundër Tiranës, në të dy derbit e fazave të para. Në portën e bardhebluve kanë shënuar gjithashtu edh dy sulmuesit e tjetër, Luis Kaçorri dhe Baton Zabërgja, ndërsa një gol mban firmën e mesfushorit Fatjon Andoni.

Ky i fundit shënonte një supergol nga mesi i fushës në stadiumin “Niko Dovana” fazën e tretë. Nga 4- shja sulmuese e Dinamos, vetëm Vila nuk i ka shënuar Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"