Përplasja Paje-Ronaldo, ja si e komenton Pierluixhi Kolina

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 17, 2016 | 12:00

Përplasja Paje-Ronaldo, ja si e komenton Pierluixhi Kolina

Episodi më i diskutueshëm i Euro 2016 do të mbetet ai i minutave të para të finales mes Francës dhe Portugalisë. Dmitri Paje ndaloi në mënyrë të parregullt Kristiano Ronaldon, duke i shkaktuar një dëmtim i cili do të ndërpriste para kohe finalen e yllit portugez.

Ronaldo ne momentin e demtimit

Ronaldo ne momentin e demtimit

Shumëkush e ka cilësuar këtë një ndërhyrje me dashje të francezit, por shefi i gjyqtarëve në UEFA, Pierluixhi Kolina, e sheh vetëm si një episod rastësor të lojës.

“Le ta sqarojmë që në fillim: ndërhyrja e Paje duhej vërshëllyer. Ishte faull. A e meritonte kartonin e verdhë? Mund të diskutohet, por dinamika e përplasjes, gjuri kundër gjurit, ishte rastësore.

607136815_LG_1331_EF9E648A5338C1363CB9314839C19E37_3545

Ishte thjesht një episod pa fat, Paje nuk dëshironte që ta dëmtonte”, shpjegoi Kolina në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, në të cilën e vlerësoi si të suksesshme paraqitjen e gjyqtarëve në Europian.

Pierluixhi Kolina

Pierluixhi Kolina

“Fakti që në 93,7% të rasteve asistentët kanë marrë vendimin e duhur, tregon më mirë punën që është bërë nga gjyqtarët”, theksoi ai.






www.minuta90.com