“Përjetim i papërshkrueshëm”, kapiteni Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:40

“Përjetim i papërshkrueshëm”, kapiteni Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë

Mbrëmje e paharrueshme për Kombëtaren shqiptare, që pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Moldavisë, siguroi matematikisht biletën për në “EURO 2024”. Një meritë të jashtëzakonshme për këtë sukses të arritur ka padyshim edhe kapiteni Berat Gjimshiti, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “TV KLAN”, ndër të tjera u shpreh:  

gjimshiti

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.  

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit. 

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"