Përjashtimi për 5 sezone nga futbolli, reagon klubi i Gramshit: Skandal, dënohet një qytet pa fakte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 20:16

Përjashtimi për 5 sezone nga futbolli, reagon klubi i Gramshit: Skandal, dënohet një qytet pa fakte

Gramshi po bëhej gati të luante në “play off” sot kundër Veleçikut, por vendimi i Disiplinës bëri që në klub të tronditeshin. Drejtuesit e cilësojnë përjashtimin për pesë sezone si të padrejtë dhe konfirmojnë se do ta apelojnë. Për “Panorama Sport” folën dje shefi i klubit, Lulzim Hasa, dhe kapiteni Ledio Koçi.

Gramshi

“Vendimi për klubin e Gramshit është totalisht i padrejtë. Na kanë dënuar për një ndeshje ku kishim lojtarë të pezulluar me kartonë, të dëmtuar dhe me shumicën e ekipit me rezerva. Madje, në atë takim në Orikum na mungonte edhe trajneri. Ky përjashtim nuk është aspak normal. Nëse Federata do të kishte vepruar, gjithnjë nëse i dukej e padrejtë ajo që po ndodhte, duhet të kishte marrë masa që në ndeshjen e parë që bëri Luzi, ku fitoi 15-1 me Internacionalin.

Që atëherë duhet të ndërhynte. Kemi bërë lojë të ndershme dhe ky vendim është i tepruar. Do të ketë apelim nga ana jonë si klub, pasi nuk mund të mbajmë një barrë të rëndë mbi kurriz”, ka thënë Hasa. Ndërsa kapiteni Koçi bëri këtë reagim: “Duke parë vendimin e FSHF-së për dënimin e ekipit tonë, më duhet të theksoj se është një vendim shumë tendencioz. Si mund të dënosh një ekip pa pasur prova, fakte apo pamje filmike?

Si mund të dënosh një qytet të tërë kur 4 gola u akorduan në mënyrë të paqenë nga arbitri i ndeshjes, pasi dy ishin në pozicion të parregullt dhe dy u shënuan me penallti…! Për këtë kemi edhe pamjet filmike. Si mund të dënosh një ekip ku vetëm një javë para se të luhej ndeshja dënosh një qytet të tërë kur 4 gola u akorduan në mënyrë të paqenë nga arbitri i ndeshjes, pasi dy ishin në pozicion të parregullt dhe dy u shënuan me penallti…! Për këtë kemi edhe pamjet filmike. Si mund të dënosh një ekip ku vetëm një javë para se të luhej ndeshja Oriku-Gramshi, në Tiranë u zhvillua Internacionali-Luzi dhe përfundoi 1-15. A thua se ishin duke luajtur basketboll? Pse nuk mori vendim Federata pikërisht pas kësaj ndeshjeje apo nuk mund të dënonte dot vetëm këto dy ekipe, sepse dilte Luzi jashtë gare…?!”

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"