Përballja me Partizanin, Maribori me 50 huliganë dhe 28 gola në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 20:50

Përballja me Partizanin, Maribori me 50 huliganë dhe 28 gola në Tiranë

Aventura europiane e Partizanit të trajnerit Skënder Gega në Ligën e Europës për këtë sezon nis në shtëpi, ku më 12 korrik presin Mariborin në “Selman Stërmasi”. Kundërshtari duket shumë më para se të kuqtë, jo vetëm nga cilësia dhe arritjet në Europë të sllovenëve, por edhe sa u përket përgatitjeve. Deri më tani, Maribori ka luajtur 7 miqësore, të fundit e ka sot, ku ka shënuar 28 gola dhe ka pësuar vetëm 4.

Maribor ultras

Sllovenët nuk do të vijnë në Tiranë vetëm me këto arritje të fazës përgatitore, pasi në “Selman Stërmasi” pritet që të kenë edhe mbështetjen e ultrasve të tyre, pasi grupi “Viole Maribor” e ndjek kudo. “Panorama Sport” ka mësuar nga disa shqiptarë që jetojnë në Maribor se bashkë me ultarasit pritet që në Tiranë të jenë edhe rreth 50 huliganë sllovenë.

Me këtë lajm jozyrtar janë njohur edhe organizatorët e takimit në Tiranë, ndaj pritet që policia të ketë punë, nëse konfirmohet ardhja e këtyre huliganëve. Transferta më e madhe e ultrasve të Mariborit është regjistruar në 2017-n në Champions, ku 2400 vetë kanë mbështetur ekipin në Liverpul.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"