Përballet me Tiranën, futbollisti i Jang Boisit: Kemi kalendar të ngjeshur, por do t’ia dalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2020 | 22:15

Përballet me Tiranën, futbollisti i Jang Boisit: Kemi kalendar të ngjeshur, por do t’ia dalim

Te Jang Boisi janë të bindur që do të kualifikohen në fazën e grupeve. Jo vetëm se janë kampionët e Zvicrës, por sepse besojnë te forca e tyre. Paçka barazimit me Sionin në fundjavë, te zviceranët janë optimistë. Për mediat vendëse ka folur qendërmbrojtësi Quentin Maceiras. Ky i fundit thotë se skuadra, pas disfatës në Champions, shpreson dhe beson në kalimin e skuadrës në grupet e Europa Ligës.
117404418_4033872923306530_6844698991894565717_o_0

“Nëse skuadra jonë nga Berna shpreson të kualifikohet në grupet e Europa Ligës, duhet të fitojë me Tiranën ndeshjen e radhës. Prej pandemisë kemi një kalendar të ngjeshur, por do t’ia dalim”, thotë Maceiras.

Ndeshja mes Jang Bojsit dhe Tiranës luhet ditën e enjte, ora 20:30. Bardheblutë duan të bëjnë mrekullinë për të kaluar në turin tjetër.
Jang Bojs-Skenderbeu
Për ata që nuk e dinë, zviceranët kanë ardhur edhe më parë në Shqipëri. Në fund të vitit 2017, zviceranët kanë luajtur dy ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës ndaj Skënderbeut, 1-1 në “Elbasan Arena” dhe 2-1 për Jang Bojsin në Bernë më 7 dhjetor 2017.

Tashmë 25 herë kampionët e Shqipërisë do të luajnë gjithçka për gjithçka në transfertë, në një takim ku për të marrë kualifikimin do t’u duhet të bëjnë më shumë se maksimumin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"