“Pazar” për mesfushën, një futbollist i rëndësishëm mund të rikthehet te Pogradeci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 22:20

“Pazar” për mesfushën, një futbollist i rëndësishëm mund të rikthehet te Pogradeci

Pogradeci e mbylli vitin sikundër donte. Pas 10 ndeshjesh të luajtura, janë në krye dhe kampionë dimri. Skuadra tashmë ka marrë pushimet, për t’u ritakuar në janar. Me fillimin e përgatitjeve, do të nis edhe merkatoja.

sHYTI

Edhe pse trajneri Samuel Nikaj e sheh skuadrën të kompletuar, afrimet do të jenë të pashmangshme. Burime pranë “Panorama Sport”, zbulojnë se surpriza mund të jetë Ildian Shyti. Mesfushori pritet që të kthehet në “bazë”, pas aventurës që pari në Gjermani.

SHYTI2

Pasi mbylli pjesën e parë të sezonit me Kosova Regensburg, ai është rikthyer në shtëpi për të kaluar pushimet e fundvitit. Nuk përjashtohet mundësia që të qëndrojë edhe për të luajtur, nëse nuk i plotësohen disa kushte që ai kërkon nga klubi në Gjermani. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për pogradecarët, duke parë edhe problemet e shumta në pjesën e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"