Pasime 100 % të sakta/ Asllani “flirtoi” me supergolin, shikoni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë në duelin Inter-Lacio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 22:45

Pasime 100 % të sakta/ Asllani “flirtoi” me supergolin, shikoni notat dhe statistikat e futbollistëve shqiptarë në duelin Inter-Lacio

Inter është finalistja e dytë në Superkupën e Italisë. Zikaltërit mposhtën në Riyadh, Lacion me shifrat 3-0, dhe të hënën në mbrëmje do të sfidojnë në finale Napolin, për të mbrojtur trofeun.  

MixCollage-19-Jan-2024-10-44-PM-6448

Në këtë përballje pati minuta edhe për futbollistët e Kombëtares, Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj.  

Mesfushori zikaltër u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Çalhanoglu, teksa flirtoi edhe me golin nga distanca në minutën e 90-të. Asllani e preku 12 herë topin, teksa realizoi 100 % te pasimeve të sakta.  

 RASTI I ASLLANIT (VIDEO)

Interesant është fakti se 100 % të sakta ishin edhe për Hysajn, i cili e preku 4 herë topin dhe realizoi në total 3 pasime.  

HYSAJ SOFA

Asllani u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”, ndërsa Hysaj mori notën 6.2.  

ASLLANI SOFA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"