Partizani nuk humbet kohë, i bashkëngjitet mesazhit të urimit të FSHF-së për suksesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 20:21

Partizani nuk humbet kohë, i bashkëngjitet mesazhit të urimit të FSHF-së për suksesin e Kombëtares

Klubi i Partizanit është treguar i shpejtë për të uruar suksesin e Kombëtares, që me barazimin 1-1 në Moldavi siguroi kualifikimin për në EURO 2024. FSHF ishte e para që reagoi pas arritjes historike të kuqezinjve.

partizani derbi

Nuk ka vonuar dhe menjëherë pas FSHF-së vjen edhe urimi i klubit të Partizanit, që bashkëngjitur mesazhit ka postuar fotomontazhin e përgatitur nga federata.

“URIME SHQIPËRI. Jemi zyrtarisht në finalet e EURO 2024. Shqiponjat kuqezi fluturojnë drejt Gjermanisë”. Ky ishte mesazhi i urimit i Partizanit.

PARTIZAN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"