Partizani nuk di të ndalet në merkato, në shtetin fqinj konfirmojnë transferimin e mbrojtësit maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 20:21

Partizani nuk di të ndalet në merkato, në shtetin fqinj konfirmojnë transferimin e mbrojtësit maqedonas

Partizani nuk di të ndalet në këtë merkato dhe pas disa afrimeve të njëpasnjëshme, duket se është gati të vij dhe zyrtarizimi i mbrojtësit maqedonas, David Antaskoski.

antaskoski

Siç bën me dije media nga Maqedonia e Veriut, “Ekipa.mk”, klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me mbrojtësit të majtë të Makedonija Gjorce Petrov.

Zyrtarizimi i lojtarit pritet të vijë në orët në vijim siç bëhet me dije, me Antaskoskin që shumë shpejt pritet të quhet lojtari më i ri i Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"