Partizani nis përgatitjet për Egnatian, një nga lojtarët më në formë “tremb” Kolelën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 8:30

Partizani nis përgatitjet për Egnatian, një nga lojtarët më në formë “tremb” Kolelën

Partizani nisi dje zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e së hënës së ardhshme ndaj Egnatias, që starton fazën e katërt dhe finale të kampionatit. Nën urdhrat e Kolelës ishin të gjithë lojtarët përveç Atanaskoskit.

DAVID ATANASKOSKI

Maqedonasi vijon të ketë probleme fizike, që e privuan të mos ishte prezent ndaj Teutës, teksa rrezikon shumë edhe sfidën me rrogozhinasit. Mbrojtësi i majtë ishte një nga lojtarët më në formë të momentit.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm për Kolelën dhe janë stërvitur normalisht. Prej tri ndeshjesh mungojnë Telushi dhe Maget, që megjithëse janë përmirësuar ndjeshëm, nuk ia kanë dalë. Situata e tyre do të ndiqet me kujdes. Mungesë e sigurt është Da Silva.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"