Partizani nis “misionin” anti-Egnatia, Kolela lë pushim titullarin e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 13:26

Partizani nis “misionin” anti-Egnatia, Kolela lë pushim titullarin e mesfushës

Partizani zhvilloi paraditen e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së hënës së ardhshme ndaj Teutës, shumë e rëndësishme për ecurinë e rrugës për te titulli kampion.

partizani

David Atanaskoski vijon të ketë probleme dhe as ditën e djeshme ai nuk është stërvitur me skuadrën. Mosprania e tij pritet të shtrihet përtej ndeshjes me Egnatian. Mungesë e sigurt është edhe Da Silva, që ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë.

Gjithsesi, braziliani vijon normalisht stërvitjen me ekipin. Ditën e djeshme trajneri Kolela ka vendosur të bëjë një tolerim për Matondon.

MATONDO

Kongolezi nuk ka pushuar fare që nga kthimi nga grumbullimi me Kombëtaren dhe dje ka zhvilluar vetëm pjesën e parë të seancës me skuadrën, para se të largohej.

Ai luajti nga minuta e parë ndaj Teutës, vetëm 24 orë pas udhëtimit të gjatë nga Kongo në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"