Partizani, bojkot Europës nëse kosovarët nuk marrin vizat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2016 | 9:34

Partizani, bojkot Europës nëse kosovarët nuk marrin vizat

Fillimisht u duk si një çështje që do të zgjidhej lehtë, por vizat e dy shqiptarëve të Kosovës, që janë pjesë e Partizanit, janë kthyer në një problem për drejtuesit e skuadrës së kuqe.

ramadani ibrahimi

Rusia është një nga shtetet që nuk e njeh Kosovën dhe për këtë arsye nuk lëshon asnjë vizë për qytetarët e këtij shteti. Por, ky është një problem i madh për Partizanin që në datën 18 gusht do të luajë ndeshjen e parë në Rusi ndaj Krasnodarit. Labinot Ibrahimi dhe Ylber Ramadani janë futbollistë të rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sormani dhe mungesa e tyre është e pakonceptueshme nga tekniku.

Për këtë arsye, klubi i kuq nuk do të lëshojë në këtë drejtim dhe do të kërkojë që lojtarët të jenë me çdo kusht në këtë përballje dhe nëse ata nuk pajisen me viza, atëherë klubi kryeqytetas do të marrë masën drastike të bojkotimit të takimit.

Deklarata

Duke parë se nga Ambasada Ruse në Tiranë nuk kishte asnjë përgjigje pozitive në lidhje me vizat e dy futbollistëve, klubi i kuq ka marrë të gjitha masat, duke lajmëruar institucionet përkatëse. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit, Gerald Burba, është shprehur:

ramadani partizani

“I kemi dërguar një shkresë UEFA-s, klubit të Krasnodarit dhe Federatës Ruse të Futbollit, ku i kemi bërë me dije se pjesëmarrja e Partizanit në ndeshjen që do të luhet në Rusi vihet seriozisht në pikëpyetje. Kjo, pasi penalizohemi rëndë nga heqja e mundësisë për të aktivizuar dy lojtarë të formacionit bazë si Ramadani dhe Ibrahimi. Kemi kërkuar gjithashtu mbështetjen dhe ndërhyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit për zgjidhjen e kësaj situate.

partizani ferencvarosh ibrahimi

Ndërsa Federatës Ruse të Futbollit dhe Krasnodarit i është bërë me dije që nëse futbollistët tanë nuk marrin vizë, zhvillimi i ndeshjes është në pikëpyetje. Një gjë të tillë ia kemi bërë me dije edhe UEFAs”, ka deklaruar Burba. Ndërkohë që mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse lojtarët do të arrijnë të pajisen me vizë apo jo.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"