Paniku zgjat shumë pak, Mensah mban Laçin në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2017 | 17:06

Paniku zgjat shumë pak, Mensah mban Laçin në Superiore

Laçi ka arritur të sigurojë mbijetesën në Superiore me fitoren që pritej ndaj Teutës. Kurbinasit nuk kishin alternativë tjetër për këtë duel nëse dëshironin të qëndronin në Superiore dhe kanë luajtur gjithmonë në sulm ndaj Teutës që u paraqit në ndeshje me shumë zgjedhje të dyta në formacion.

Pas golit të avantazhit të Jonuzit në fundin e pjesës së parë, dukej se Laçi kishte siguruar mbijetesën. Por për disa minuta, kurbinasit kaluan në panik pasi Çyrbja barazoi shifrat për Teutën.

Megjithatë, ishte Mensah që realizoi golin e rezultatit përfundimtar 2-1 për të mbajtur ekipin e tij në elitë.

laci teuta

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Vjen vërshëllima përfundimtare, Laçi mbijeton në Superiore

82’ Laçi largon nga fusha e lojës dy sulmuesit Mensah dhe Xhunior, duke qarkulluar topin në pritje të mbylljes së ndeshjes.

72’ Mensah godet tokazi duke mposhtur portierin Kastrati. Kthehet përsëri në avantazh Laçi.

64’ Çyrbja futet në fushën e lojës dhe që me prekjen e parë të topit dërgon sferën në rrjetë. 1-1 dhe tani është Laçi që rrezikon rënien.

47’ Ribaj i afrohet shumë golit të barazimit, hyri në zonën e rreptësisë dhe gjuan drejt portës por Vata shpëton me këmbë portën e tij.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45′ Përfundojnë 45 minutat e para.

43’ Gol në Laç dhe është Jonuzi ai që gjen rrjetën me një gjuajtje me kokë. 1-0 për vendasit.

30’ Drithërima në Laç, ku Hila vë në prove reflekset e portierit Topi me një gjuajtje të cilën ky i fundit e kontrollon me vështirësi.

24’ Kastrati shpëton përsëri portën, këtë radhë me një devijim me këmbë ndaj gjuajtjes së Çelhakës.

22’ Mensah shfaqet i vetëm para portës, por Kastrati qëndron në këmbë deri në momentin e fundit, duke iu përgjigjur mjaft mire me një grushtim të saktë gjuajtjes së sulmuesi.

18’ Vazhdon të insistojë Laçi. Çelhaka provon edhe ai të shënojë por pa kaluar Kastratin e vëmendshëm që grushton.

14’ Shala gjuan fort drejt portës së Teutës, por sfera kalon mbi traversën e Kastratit.

1′ Fillon ndeshja.

Laçi-Teuta 2-1
43′ Jonuzi, 72′ Mensah / 64′ Çyrbja

Laçi: Vata, Musaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Shala (68′ Abraham), Çelhaka, Serxhio (80′ Perkeqi), Mensah (78′ Fangaj).

Trajner: Stavri Nica

Teuta: Kastrati, Beqja, Markoviç, Shkalla, Lika (63′ Çyrbja), Hila, Lajthia, Bangal, Dita (54′ Papa), Vila, Ribaj (70′ Kotobelli).

Trajner: Gugash Magani

KV: Shkalla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"