Pakult beson ende te titulli: Ëndrrat janë të lejueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 15:18

Pakult beson ende te titulli: Ëndrrat janë të lejueshme

Ekipi i Kukësit do të luajë ndaj Laçit në fundjavë. Trajneri Peter Pakult foli në konferencën për media mbi këtë sfidë. Në dallim nga sezoni i kaluar ekipet kanë pothuajse të njëjtën shumë pikësh.

pakult

Ecuria e keqe në shtëpi e Kukësit?

Është e vërtetë që nuk është se kemi pasur një ecuri pozitive brenda në shtëpi. Nuk është e lehtë të luash aty, gjithashtu dhe skuadrat që vinë të luajnë ndaj nesh, mundohen të mbrohen sa më shumë. Kjo për ne do të thotë që duhet të jemi më të përqendruar në lojën tonë, por edhe më të kujdesshëm.

Ndeshja ndaj Laçit?

Në çdo ndeshje që ne luajmë rezultati që na nevojitet janë 3 pikët. Kjo vlen edhe për ndeshjen ndaj Laçit. Ne do të luftojmë vetëm për fitore.

Mungesa e Bakaj?

Mungesën e Bakajt do ta zëvendësojë dikush tjetër, ndërkohë që mori një karton të verdhë të panevojshëm. Akoma edhe më i panevojshëm gjesti që ai bëri.

Çështja e titullit?

“Ëndrrat janë të lejueshme”, u përgjigj austriaku në fundin e konferencës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"