Orgjia me prostitutat i kushton shtrenjtë, trajneri i Anglisë merr vendimin drastik për yllin e Sitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:50

Orgjia me prostitutat i kushton shtrenjtë, trajneri i Anglisë merr vendimin drastik për yllin e Sitit

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kejli Uoker kishte paguar një eskortë me femra dhe organizoi pak ditë më parë një ‘party’ në shtëpinë e tij duke thyer kështu rregullat e karantinës.

Uolker

Kjo gjë do t’i kushtojë rëndë futbollistit 29-vjeçar, i cili sipas “Daily Star”, nuk do të grumbullohet në kombëtaren e Anglisë, deri sa Sauthgejt të jetë trajner i “3 luanëve”.

Gabimi i rëndë i futbollistit të Sitit, nuk mund të kapërdihet dot nga trajneri i Anglisë, i cili duket se e ka vulosur lënien jashtë të mbrojtësit. Ndërkojhë nga ana tjetër Mançester Siti ka hapur një hetim të brendshëm për lojtarin, me një gjobë e cila pritet të kalojë shumën e 250 mijë funteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"