Operohet Hyka, tre muaj jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2014 | 16:26

Operohet Hyka, tre muaj jashtë fushave

HykaTelashet nuk kanë të sosur për kombëtaren shqiptare. Pas dëmtimeve të rënda të Memushajt dhe Sadikut, pritet të mungojë të paktën për tre muaj edhe Jahmir Hyka. Mesfushori shqiptar i Luzernit i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në menisk. Pas operimit,ai ka postuar një foto në rrjetet sociale në internet. Jahmir Hyka, mesfushori i Luzernit dhe i kombëtares së Shqipërisë është operuar nga menisku dhe këtë e ka bërë publike me një foto në rrjetin social, “Instagram”. “Jam zgjuar dhe ndihem mirë, falënderoj Zotin që çdo gjë shkoi mirë”, ka shkruar Hyka buzë fotografisë, ku vërehet me fanellë të spitalit. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, mesfushori është operuar të enjten. Paraqitjen e fundit për ekipin e ka pasur më 11 maj, ndërsa do të mungojë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Thunit, ku ekipi i tij lufton për një vend në Ligën e Europës. Kujtojmë që Jahmir Hyka ishte duke kaluar një moment të shkëlqyer te skuadra e Lucernës dhe muajin e fundit ishte në garë për t’u shpallur lojtari më i mirë. Gjatë sezonit të fundit, mesfushori kuqezi ka luajtur 30 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola, si një ndër më të dalluarit e Lucernës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"