Ofertë e re për Strakoshën, familja e tij është gati për këtë transferim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 16:32

Ofertë e re për Strakoshën, familja e tij është gati për këtë transferim

Tomas Strakosha është një nga portierët me paraqitjet më të mira në këtë sezon në Seria A. Portieri 23-vjeçar ka marrë shumë vlerësime nga specialist të ndryshëm italian. Në sezonin që sapo lamë pas Strakosha ka luajtur në të gjitha ndeshjet e mundshme. Dhe për të kanë ardhur disa oferta.

strakoshaa

E fundit është nga klubi gjerman Bajern Leverkusen e cila kap shifrën e 30 milionë eurosh dhe është një ofertë zyrtare. Edhe familja e Strakoshës është dakort për këtë transferim por ende nuk dihet nëse do të finalizohet si transferim. Para disa kohësh flitej për një transferim të mundshme të Liverpul, i cili nuk është i kënaqur nga dy portjerët që kishte në këtë sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"