Ofertat nga Kosova, mbrojtësi i Kategorisë së Parë vendos për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2021 | 10:14

Ofertat nga Kosova, mbrojtësi i Kategorisë së Parë vendos për të ardhmen

Florian Daci po bëhet gati për një tjetër vit në Cërrik. Edhe pse ka disa oferta, qendërmbrojtësi nuk ka në plan të lëvizë.

Turbina

Këtë e pohon gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”: “Jam me pushime dhe po i shijoj ato maksimalisht. Kemi mbyllur një sezon të lodhshëm, por ia arritëm qëllimit që të mbijetonim në Kategorinë e Parë. Për sa i përket së ardhmes time, kam pasur shumë oferta nga Kategoria e Parë, por nuk kanë munguar edhe ato nga Kosova.

Do t’i shqyrtoj me kujdes e pastaj do të vendos. Por, fillimisht do të pres ofertën nga Turbina dhe nëse ajo më bind, do të mbroj edhe sezonin e ardhshëm ngjyrat e saj. Pas pushimeve do të vendos për të ardhmen time. Te cërrikasit kalova shumë mirë. Jam ndier i respektuar”.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"