Oferta nga 3 klubet të huaja/ E ardhmja e yllit të Skënderbeut mbetet pezull, ja prapaskenat me Uerdi Marën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 11:25

Oferta nga 3 klubet të huaja/ E ardhmja e yllit të Skënderbeut mbetet pezull, ja prapaskenat me Uerdi Marën

E ardhmja e yllit të Skënderbeut, Uerdi Mara, mbetet ende pezull. “Panorama Sport” mëson se 22-vjeçari ka marrë ofertë nga 3 klube të huaja, teksa është në pritje të përgjigjes për sa i përket një transferimi të mundshëm jashtë Shqipërisë.

mARA

Nga ky transferim i Marës, pritet të përfitojë diçka në aspektin ekonomik edhe klubi i Skënderbeut, teksa mesfushorit i duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit korçar për sa i përket një largimi të mundshëm.

22-vjeçari del futbollist i lirë në muajin janar, teksa ende nuk ka një akord për sa i përket rinovimit. Gazeta mëson se palët nuk po bien dakord për pjesën kohëzgjatjes së rinovimit. Skënderbeu kërkon që mesfushori të rinovojë edhe për 4 vite, ndërkohë që dëshira e vetë futbollistit është që të nënshkruaj kontratë 1+1.

Mara2

Mara ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të sezonit të shkuar, duke bërë regjisorin e mesfushës korccare. Talenti nga qyteti i Maliqit, gëzon cilësi teknike të shkëlqyera, ku herë pas herë ka marrë elozhe të ndryshme nga trajnerë dhe specialistë në studiot televizive.

Mara kapiten

Në ndeshjet e fundit miqësore të zhvilluara, futbollistit të rritur në akademinë e Skënderbeut, i është besuar edhe shiriti i kapitenit, për ta “joshur” disa që të rinovojë, por gjithsesi palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa mbetet me mjaft kuriozitet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit…

ILDI MEROLLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"