Objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës, Bajerni i vendos çmimin përfundimtar Levandovskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 20:07

Objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës, Bajerni i vendos çmimin përfundimtar Levandovskit

Robert Levandovski është kthyer prej kohësh në objektivin kryesor të Barcelonës, me katalanasit dhe sulmuesin polak që po mundohen me çdo kusht të bindin Bajernin të lejojë këtë transferim.

levandovski

Sipas raportimeve nga “Sky Sport Germany”, bavarezët duket se nuk po përpiqen më të negociojnë qëndrimin e Levandovskit dhe i kanë vendosur atij një çmimi prej 60 milionë eurosh duke e vendosur kështu përfundimisht në merkato.

Pak ditë më parë Barcelona i ishte afruar gjermanëve me një ofertë prej 40 milionë eurosh dhe tan ii duhet të negociojë për 20 milionët e diferencës për të transferuar Levandovskin në La Liga duke konkretizuar ëndrrën e madhe të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"