Objektivi është rikthimi në elitë i Kastriotit, Ndreu i ka idetë e qarta: Duhet të përmirësohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2023 | 17:35

Objektivi është rikthimi në elitë i Kastriotit, Ndreu i ka idetë e qarta: Duhet të përmirësohemi

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit, u shpreh i kënaqur në përgjithësi me ekipin që drejton pas miqësores me Kukësin. Ai vuri theksin vetëm në paraqitjen e lojtarëve në pjesën e parë, ndërsa kritikoi futbollistët që aktivizoi në pjesën e dytë.

Dane Ndreu

Ndreu theksoi faktin se ka pak kohë në dispozicion deri në fillim të sezonit. Kastrioti do të vazhdojë 10 ditë të fazës përgatitore në Pogradec dhe sipas trajnerit do t’i mëshohet riparimit të defekteve të vëna re, ndonëse përballë patën një ekip Superioreje.

“Ndryshe nga miqësorja e parë ndaj Lushnjës, u përballëm me një ekipit të elitës si Kukësi. Jam i kënaqur me lojën e ekipit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën bëra ndërrime dhe futbollistët që futa në fushë nuk u paraqitën në nivelin që ne kërkojmë. Gjithsesi, kemi kohë deri në fillim të garës për të riparuar defektet e për t’u përmirësuar. Do të shpërngulemi në Pogradec, që do të më japë mundësi përveç përzgjedhjes së lojtarëve më në formë, por edhe harmonizimit të lojës në grup e mes reparteve”, mbylli Ndreu për “Panorama Sport”.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"