“Nuk shpenzoj miliona”, Klop: Kemi një formacion të parë me 17 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:00

“Nuk shpenzoj miliona”, Klop: Kemi një formacion të parë me 17 lojtarë

Titulli i parë kampion i Liverpulit në 30 vite u arrit nga një skuadër e ndërtuar në katër vite. Dhe pavarësisht se Jyrgen Klop do të hedhë sytë nga merkatoja për të bërë ndonjë ndryshim, ai premton se nuk do të shpenzojë miliona e miliona këtë verë.
klop

“‘COVID’-i ka ndikuar natyrisht si në merkaton hyrëse ashtu edhe në atë dalëse dhe kjo është tërësisht normale. Nuk do të jetë vera më e zënë në botë. Kjo jona nuk është një skuadër që ti duhet ta ndryshosh në këto momente duke thënë se na duhet një lojtar për këtë pozicion apo për atë pozicion. Ne nuk kemi një formacion të parë, unë them se ne kemi një formacion me 16-17 lojtarë, të cilët mund të luajnë të gjithë në të njëjtin nivel. Por, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë 100%. Nuk mund të shpenzojmë miliona dhe miliona, sepse është bukur ta bësh këtë. Nuk kemi dashur kurrë të punojmë kështu”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"