Nuk ka pushime për drejtuesit e skuadrës, tre lojtarë të Partizanit me oferta tunduese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 16:52

Nuk ka pushime për drejtuesit e skuadrës, tre lojtarë të Partizanit me oferta tunduese

Partizani ka vendosur t’i japë fund festës gjatë këtyre ditëve, teksa lojtarët janë shpërndarë të gjithë nëpër vendlindjet e tyre.

partizani kampion titulli

Skuadra kthehet në stërvitje pas dy javësh, me datën, që mbetet ende për t’u saktësuar. Nuk ka pushime për drejtuesit e skuadrës. Përveçse duhet të punojnë për rinovimet e Hoxhës, Atanaskoskit apo Telushit, të cilëve u skadon kontrata.

Por jo vetëm kaq, pasi në tavolinën e Partizanit janë disa oferta të konsiderueshme për disa nga “xhevahirët” e skuadrës. Hadroj dhe Rrapaj janë dy prej lojtarëve, që me shumë mundësi do të largohen në verë.

Rrapaj ka një klauzolë largimi, ndërsa Hadroj ka moshën ideale për të provuar një eksperiencë jashtë vendit. Edhe Matondo është një lojtar, për të cilin ka oferta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"