Nuk ka gola dhe as fitues, Vllaznia e mbyll në “paqe” testin me Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2023 | 16:49

Nuk ka gola dhe as fitues, Vllaznia e mbyll në “paqe” testin me Kastriotin

Vllaznia dhe Kastrioti kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore për të parë gjendjen e skuadrës para rifillimit të kampionatit. Një sfidë të cilën Josa nga njëra anë dhe Mema në tjetrën, e kanë shfrytëzuar për të parë gjendjen e ekipit pas shkëputjes për festat e fundvitit.

vllaznia kastrioti

Të dy teknikët kanë bërë disa ndryshime në radhët e skuadrave, duke testuar gjendjen e lojtarëve te Vllaznia, e cila po kalon një krizë dëmtimesh në mbrojtje, binte në sy testimi i dyshes Gurishta-Spahija në qendër, me Pjeshkën e Smajlin nga krahët.

Skuadrat,  prodhuan pak në aspektin ofensiv, ndaj edhe sfida u mbyll me rezultatin 0-0, që nuk duhet të ketë lënë të kënaqur të dy trajnerët, të ndërgjegjshëm që realizimi para portës është problemi kryesor i skuadrave përkatëse në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"