Nuk ia dolën me Levandovskin, arabët ofrojnë 100 milionë euro për një tjetër futbollist të Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 12:59

Nuk ia dolën me Levandovskin, arabët ofrojnë 100 milionë euro për një tjetër futbollist të Barcelonës

Sot në mëngjes, Levandovski refuzoi për herë të dytë ofertën e ardhur nga Arabia Saudite, teksa do të përfitonte 100 milionë euro. Por arabët nuk ndalen, kërkojnë një tjetër nga Barcelona.

barcelona

Al-Hilal ofron 100 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin brazilain Rafinja dhe gjithashtu është i gatshëm të trefishojë rrogën e tij. Sipas të njëjtit raport, Barça nuk dëshiron ta shesë Rafinjan për arsye sportive, megjithatë, ata janë të hapur për të pranuar ofertën për arsye financiare. Klubi do të duhet të bindë lojtarin të pranojë ofertën; Rafinja thuhet se nuk është i interesuar të largohet nga katalanasit.

Barça e mori brazilianin nga Lids në vitin 2022 për një tarifë të raportuar prej 57 milionë euro. Braziliani nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare. Braziliani që atëherë ka bërë 78 paraqitje për klubin, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 22 asiste. Këtë sezon, 27-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë 10 asiste në 28 paraqitje në të gjitha garat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"